KryesoreLajme

Rruga Press denoncoi gjuhën fyese brenda RTK-së ndaj ministres Gërvalla, reagon edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ndaj Radio Televizionit të Kosovës në lidhje me një komunikim gjatë transmetimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih ku pjesëmarrëse ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Kica Xhelili në një postim ka publikuar komunikimin në mes dy personave të cilët kanë përdorur gjuhë fyese ndaj Ministres së Punëve të Jashtme.

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

Deputetja ka ftuar RTK-në që të distancohet nga një gjuhë e tillë dhe që një diskutim i tillë të mos tolerohet.

“I bëjmë thirrje edhe Radio Televizionit të Kosovës që të distancohet nga kjo gjuhë, dhe këtë rast ta trajtoj me seriozitetin më të lartë, ashtu që të sigurohet që një nivel i tillë mendimi e diskutimi të mos tolerohet më kurrë”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

Më herët, Rruga Press kishte reaguar në lidhje me këtë rast, duke vënë në dukje bisedën skandaloze të dy personave, njëri prej të cilëve rezultoi se ishte punonjës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Reagimin e Rruga Pressit mund ta shihni duke klikuar më poshtë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *