Lajme

Rrjedhja e të dhënave, kompetencat e SPAK-ut

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja e ka cilësuar si vit të konsolidimit të SPAK, 2021. Në një komunikim me median, Kraja tha se 2022 do të jetë edhe më intensitet më të madh.

“2022 do të jetë një vazhdim me intensitet më të lartë. Shpresojmë që të konsolidojmë përfundimisht BKH dhe pastaj të vazhdojnë me ushtrimin e ndjekjes penale. Rezultate do të jenë në vazhdimësi dhe do të jenë më cilësore”,-deklaroi Kraja.

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”

I pyetur për skandalin e publikimit të të dhënave të qindrave qytetarëve shqiptarë, ai tha se nuk është kompetencë e SPAK.

“SPAK vazhdon në bazë të kompetencave dhe nxjerrja e të dhënave nuk është në kompetencën tonë.

Po hetohet nga prokuroria e Tiranës nëse do të ketë përsëri gjetje të veprave që janë në kompetencën tonë patjetër që do të përfshihemi”, u shpreh Kraja.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *