Lajme

Rritje temperaturash dhe reshje shiu. Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Shqipëria

Sipas MeteoAlb pjesa me e madhe e vendit tonë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Por pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht duke gjeneruar reshje të pakat, kryesisht në Veri të Shqipërisë do të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Kosova

Kosova në pjesën më të madhe do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të shtohen. Pritet që më të shpeshta vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në perëndim të Kosovës duke sjellë reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

Territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat lindore. Ndërsa pas mesdite vranësirat parashikohet që të bëhen më të dukshme, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Qëndra e Ballkanit dhe Skandinavia do të dominohen nga kthjellimet dhe vanësirat e shpeshta. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do paraqitet  nënndikimin vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore në lindje të kontinentit, Gjithashtu reshje dëbore do të ketë pjesa më e madhe e Qëndrës së kontinentit. Por me vranësira dhe reshje shiu do të jetë Europa Jugore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *