Rritje temperaturash dhe reshje shiu në të gjithë territorin, parashikimi i motit për sot
Pjesa e parë ditës do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Ndërsa, sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithën territorin. Më të dukshme reshjet e shiut do të jenë në zonat Veriperëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë e mesatere në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës mbetet në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime, duke sjellë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin. Por pritet që në orët e mbrëmjes të ketë përmirësim të lehtë dhe gradual të motit.
Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat parashikohet të krijojnë mundësi për reshje në territor. Reshjet do të jenë të pakta, por në zona të izoluara në Veriperëndim priten dhe rrebeshe afatshkurtra shiu. Nata përmirëson gradualisht kushtet atmosferike.
Rajoni dhe Evropa
Në ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut paraqitet pjesërisht Evropa Qendrore. Gjithashtu me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini-shtuhi ere do të jetë Jugu i kontinentit.
Ndërsa me mot qëndrueshëm parashikohet të jetë Britania e Madhe dhe Skandinavia. Po ashtu me kthjellime dhe kalime varnësirash do të jetë Evropa Lindore.
Rruga Press