Bota

Rritje enorme e çmimeve të energjisë në Gjermani

Në vitin 2021, çmimet e energjisë në Gjermani janë rritur si kurrë më parë. Dhe çmimet vazhdojnë të rriten.

Konsumatorët dhe ekonomia janë nën një barrë të rëndë. Pas rënies së aktiviteteve ekonomike në fillim të pandemisë, ka pasur një kërkesë të madhe për energji në vend.

Çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe naftës për ngrohje në Gjermani janë rritur në mënyrë enorme. Brenda pak muajsh, çmimi i gazit me shumicë është shumëfishuar, duke arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Shkak janë, përveç rritjes së kërkesës, hapësirat e pambushura të depozitimit të gazit në vendet konsumatore, por edhe pakësimi i dërgesave të vendeve të caktuara që prodhojnë gaz, transmeton DW.

Instituti Federal Gjerman për Ekonominë dhe Kontrollin e Eksportit mat çmimet. Faqja për mbrojtjen e konsumatorit Verivox thekson se çmimet janë trefishuar që nga fillimi i vitit 2021. Dhe në tregun afatshkurtër të gazit, çmimet e gazit natyror u katërfishuan gjatë vitit. Një megavat orë kushton aktualisht 150 euro. Dhe çmimi mesatar afatgjatë ishte midis 10 dhe 25 euro.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Verivox pretendon se kostot e një familjeje mesatare që konsumon rreth 20 mijë kilovat-orë në vit në vitin 2021 ishin mesatarisht 1.704 euro. Dhe në fillim të vitit ato kapin vlerën e 1.162 eurove. Kjo është një rritje e çmimit prej 47 për qind. “Në vitin 2022, faktorët që do të rrisin më tej çmimet do të fillojnë të funksionojnë”, thotë eksperti i energjisë, Torsten Stork.

Çmimet në rastin e naftës për ngrohje janë zhvilluar në mënyrë të ngjashme. Një vit më parë, 100 litra kushtonin mesatarisht 49 euro neto. Në dhjetor, çmimi ishte 69 euro – një plus prej 41 për qind. “Çmimi i naftës për ngrohje në thelb ndjek zhvillimin e çmimit ndërkombëtar të naftës. Në fillim të pandemisë, ajo ra në nivelin më të ulët historik. Për momentin çmimet e naftës për ngrohje janë më të larta se para krizës”, thotë eksperti i çështjeve energjetike Stork.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Çmimi mesatar i energjisë elektrike është rritur me 18.4 për qind nga janari në shtator të vitit të kaluar. Një familje mesatare me konsum vjetor prej 4000 kilovat/orë duhej të planifikonte 1.171 euro për këtë në fillim të vitit 2021 dhe në dhjetor çmimi ishte 1.386 euro. Kjo e rriti faturën e energjisë elektrike për konsumatorët privatë me 215 euro në vit.

Verivox thekson se deri më tani nuk ka pasur një dinamikë të tillë të çmimeve në nivel vjetor. Sipas hulumtimit, në periudhën korrik-nëntor, çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët theu pesë herë rekordet historike. E në tregjet për blerje afatshkurtër tashmë kërkojnë një çmim prej 325 eurosh. Deri më tani, çmimi mesatar shumëvjeçar ka lëvizur ndërmjet 35 dhe 55 euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *