Rritje e infektimeve pavarësisht vaksinimit: Pse? Si?
Numri i njerëzve që megjithë vaksinimin po infektohen me Covid-19 po rritet. A do të thotë infektimi i personave të vaksinuar, se vaksina nuk ka më efekt? Një verifikim faktesh nga DW.
Nga Astrid Prange De Oliveira
Infektime në qendrën e kujdesit për të moshuarit: 15 të infektuar, dy të vdekur: Janë tituj të tillë në media që e rrisin pasigurinë dhe frikën mes njerëzve në lidhje me vaksinën. Vaksina pra nuk është aq e efektshme sa mendohej?
Si humbje e mbrojtjes nga vaksina konsiderohen rastet e infektimeve tek njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar dhe megjithatë sëmuren e tregojnë simptomat e Covid-19. Sipas Institutit Robert Koch, në Gjermani nga 1 shkurti i këtij viti janë regjistruar 117.763 të humbjes së mbrojtjes, megjithë vaksinimin (regjistrimi deri në 28.10.2021), rastet, kur personat e infektuar megjithë vaksinimin nuk kanë pasur simptoma nuk janë regjistruar.
Dështim i vaksinës?
Jo. Pretendimi që përhapet shpejt në rrjetet sociale, se vaksina nuk vepron është i gabuar. E drejtë është të thuhet, se deri më tani asnjë nga vaksinat nuk ofron mbrojtje 100%. Sipas studimit të autoritetit shëndetësor amerikan, CDC mbrojtja prej vaksinës varion nga 85%-95%. Në Gjermani efektiviteti i vaksinës sipas llogaritjeve të RKI për moshën 18-59 vjeç në 9 muajt e fundit ka qenë në 83%. Për moshën mbi 60 vjeç ky efekt mbrojtës është deri 81%.
Në katër javët e fundit mbrojtja nga infektimi është ulur. Sipas RKI efektiviteti i vaksinës për moshën 18-59 vjeç ka rënë në 75%, për moshën mbi 60 vjeç bë 73%. Një nga arsyet për këtë varianti më ngjitës i virusit, Delta.
Por efektiviteti i vaksinës varet edhe nga faktori kohë. “Nuk ka ende persona, që janë të vaksinuar prej më shumë se 1 viti. Prandaj nuk mund të themi me saktësi, se sa zgjat mbrojtja prej vaksinës”, thotë Christine Falk, presidente e Shoqatës Gjermane të Imunologjisë, DGfI në bisedë me Deutsche Wellen. Megjithatë e dimë, se pas 6 -9 muaj niveli i antitrupave bie. “Kjo nuk do të më shqetësonte, nëse nuk do të kishim variantin Delta të virusit Corona që është më ngjitës se të tjerët”, thotë Falk. Imunologja që punon në Institutin për Imunologjinë Transplantive të Fakultetit të Lartë të Mjekësisë në Hanover thekson, se “nëse mbrojtja imutare me antitrupa kundër proteinës Spike të virusit nuk është më si “një 1″, atëherë virusi mund ta depërtojë këtë vijë mbrojtëse dhe të hyjë në qeliza, në hapësirën e fytit dhe hundës e të shkaktojë infektimin”.
Megjithatë, edhe nëse mbrojtja nga infektimi zbehet me kalimin e kohës mbetet mbrojtja nga sëmundja në formë të rëndë. Sipas studimit të CDC-së, të vaksinuarit “janë 8 herë më pak të rrezikuar të infektohen dhe 25 herë më pak të rrezikuar të trajtohen në spital apo të vdesin.” Edhe raporti i fundit i RKI-së e konfirmon këtë. Vetëm 0,55% e 117.763 rasteve të infektimeve tek të vaksinuarit duhet të trajtoheshin intensivisht në spital. Mbrojtja nga trajtimi intensiv prek 94%, 92% për moshën mbi 60 vjeç.
Rritje e infektimeve megjithë vaksinimin?
Po. Sipas RKI në javët nga 24.09.-24.10. janë regjistruar 40.467 infektime të moshës nga 18-59 vjeç megjithë vaksinimin. Rastet e infektimeve me simptoma janë rritur kështu në 10,9%, në krahasim me të gjithë periudhën që kur ka filluar vaksinimi. Nëse shikohen javë e fundit atëherë kjo rritje është më e lartë, 37,5%. Pjesa e pacientëve në pavionët e intensivit është rritur 3,2% që nga fillimi i vitit. dhe 12% në katër javët e fundit. Edhe tek mosha mbi 60 vjeç vërehet rritje e rasteve. Në katër javët e regjistruara (24.09-24.10)madje rritja e infektimeve megjithë vaksinimin është rritur në këtë grupmoshë në 58,95.Edhe rastet e pacientëve mbi 60 vjeç që trajtohen në intensiv janë rritur në 33,4%.
Sipas RKI ky zhvillim, pra mosveprimi sa duhet i vaksinës pritej, sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë vaksinuar dhe virusi SARS-CoV-2 po përhapet sërish. Me këtë edhe probabiliteti i rënies në kontakt me virusin”, thuhet në raportin javor.
Janë të pavaksinuarit përgjegjës për infektimet megjithë vaksinimin?
Jo. Por qëndrimi i tyre ka ndikim të madh në zhvillimin e pandemisë dhe rëndimin e sistemeve shëndetësore.”Ata që shkojnë në spital, sipas raportit javor të RKI, akualisht janë gati të gjithë të pavaksinuarit mbi moshën 60 vjeç.” “Edhe ata pak të vaksinuar që duhet të shkojnë në spital janë kryesisht nga mosha mbi 60 vjeç.” Nëse rriten rastet e infektimeve këto muaj gjasat më të mëdha janë që të infektohen të pavaksinuarit. Sipas Falk edhe të vaksinuarit mund të infektohen, “sepse qarkullon më shumë virus në popullsi”.
Kur humbet efekti i vaksinës?
Mbrojtja nga vaksina nuk është tek të gjithë njësoj, sepse për rënien e efektit të vaksinës ka disa arsye. Faktorë të rëndësishëm janë mosha, sëmundjet e mëparshme, intervali mes vaksinimeve dhe vetë vaksinës. Veçanërisht tek të moshuarit, personat me sëmundje kanceri apo transplantime bie efekti i vaksinës krahasuar me të tjerët. STIKO, Komisioni i Përhershëm për Vaksinat i Gjermanisë ka rekomanduar për këtë arsye që të rifreskojnë vaksinimin personat mbi 70 vjeç. Edhe për personelin në spitale apo qendrat kujdesit për të moshuarit ka rekomandim për vaksinim të tretë.
Edhe intervali kohor mes dozës së parë dhe të dytë ka efekt të kohëzgjatjen e mbrojtjes prej vaksinës. Në Izrael psh. ku shumica e popullsisë u vaksinua me bioNTech/Pfizer ka asur 21 ditë mes dy vaksinave. Imunologja Falk shpjegon se “efekti i memorjes” tek BioNTech üas 42 ditësh është më i mirë se pas 21 ditësh. “Vaksina e dytë është e rëndësishme për të krijuar memorjen imunologjike. Funksioni i mbrojtjes krijohet mbi këtë memorje.” Distanca më e madhe kohore mes dy vaksinave është më e mirë për mbrojtjen, “pra tek BioNTech 6 javë më mirë se 3 javë distancë kohore mes dy dozave dhe 12 javë distancë kohore tek AstraZeneca.”
Falk e sheh tanimë me sy kritik vaksinën Johnson&Johnson për të cilën mjafton vetëm një dozë. “Studimet që mundësuan lejimin e vaksinës u bënë të gjitha me variantin e parë të vaksinës. Por pastaj erdhi Alpha dhe më vonë Delta si variante. Prandaj jo të gjithë antitrupat që u krijuan mund të verifikojnë aq mirë sa duhet edhe Deltën.”
Rruga Press