Bota

Rritje 180%, trondit profesori grek: Po vjen vala “Delta”, dy skenarët dhe rruga e shpëtimit

Rastet e reja me COVID-19 mbeten në nivele të larta në Greqi, me shifrat që shkojnë deri në 178.8% krahasuar me muajin e kaluar, duke intensifikuar shqetësimin e ekspertëve lidhur me atë që mund të ndodhë në gusht dhe vjeshtë.

Profesori i Pulmonologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis nuk është aspak optimist në parashikimin që bën për muajin gusht, referuar valës së që po sjell varianti “Delta”. “Dy skenarët që kemi parashikuar mbeten.

Skenari i mirë është që të kemi 3,000-3,500 raste ditore. Skenari më i keq me kulminacionin e tij të paqartë mund të arrijë 5,000-5,500 raste deri në shtator” tha ai.

Lexo më shumë  Moska kërcënon shtetet baltike, duke pretenduar se ato ndihmojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë

Jo vetëm infektimet, por edhe spitalet po rimbushen. Profesori i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Patras, Charalambos Gogos tha se shtrimet në spitale po rriten me një normë prej 25% në 26% në ditë, me një rritje paralele në intubim.

Kjo valë ka të bëjë edhe me mutacionin Delta, sepse virusi është më ngjitës, por me heqjen e masave dhe mosrespektimin e masave tashmë ekzistuese. Rritja e shtrimeve në spital është një sinjal, pasi kemi një rritje mesatare prej 25% -26% nga dita në ditë dhe një rritje të vogël të intubimit, por në nivele të menaxhueshme.

Vala do të jetë e madhe në lidhje me kurbën epidemiologjike por jo aq e fortë në lidhje me shtrimet në spital dhe intubimin” vlerësoi ai. Dy profesorët këshillojnë që shpëtimi i vetëm është vaksinimi kundër sëmundjes. Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2472 raste me COVID-19 dhe 8 viktima./Abcnews.al

Lexo më shumë  Mungesa e karburantit prek 18% të stacioneve në Francë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *