Bota

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Gjermania merr vendimin! Ul taksën për…

Gjermania do të ulë përkohësisht taksat në gazin natyror, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ky vendim është parë si tentim për të ulur presionin mbi banorët e Gjermanisë, të cilët po përballen me rritje të çmimeve të energjisë, prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Scholz ka thënë se Qeveria e tij ka vendosur të ulë vlerën e tatimit në gaz nga 19 në 7 për qind, deri në fund të marsit të vitit 2024.

“Rritja e çmimeve të gazit shton presionin mbi shumë qytetarë”, ka thënë Scholz, duke shtuar se masa shtesë do të bëhen publike në javët në vazhdim.

Përveç rritjes së çmimit të gazit natyror, konsumatorët gjermanë do të duhet të paguajnë shtesë për kompanitë e energjisë, të cilat po tentojnë të gjejnë furnizime të reja në tregun global.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rusia ka zvogëluar furnizimet me gazin natyror në Gjermani dhe vende tjera evropiane, dhe ka shqetësime për zvogëlime shtesë në muajt e dimrit kur rritet kërkesa.

Perëndimi përdor gazin natyror për të gjeneruar rrymë, për të mbajtur gjallë fabrikat dhe për të ngrohur shtëpitë në dimër.

Megjithatë ekspertët janë në dilemë nëse një ulje e tilë e taksës në gazin natyror përbën vendim të duhur, marrë parasysh që Qeveria gjermane po u bën thirrje banorëve që të përdorin më pak gaz.

“Ka shumë pak furnziime me gaz aktualisht, prandaj çmimet janë të larta”, ka thënë, Stefan Kooths nga Instituti Kehl për Ekonomi Botërore.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Në një situatë të tillë, nuk është e nevojshme ulja e çmimeve me një intervenim nga shteti në taksa”.

Sipas tij, më mirë do të ishte nëse Qeveria gjermane do të zbatonte ende taksat në gaz dhe të përdorte të hyrat për t’iu ndihmuar atyre që goditen më së rëndi nga rritja e çmimeve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./ Marrë nga REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *