Bota

Rritja e çmimeve ka goditur Evropën – niveli më i lartë që nga viti 2008

Inflacioni vjetor në eurozonë u përshpejtua ndjeshëm në muajin tetor, duke arritur nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit, i nxitur nga çmimet më të larta të energjisë. Këtë e tregojnë të dhënat e Eurostat.

Norma vjetore e inflacionit, e matur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK), u rrit në 4.1 për qind në muajin tetor, niveli më i lartë që nga korriku i vitit 2008, sipas përllogaritjeve të statisticienëve europianë. Në shtator ishte 3.4 për qind.

Duke përjashtuar luhatjet e çmimeve të energjisë, ushqimeve, alkoolit dhe produkteve të duhanit, ai ishte 2.1 për qind dhe ishte 0.2 pikë përqindje më i lartë se në muajin shtator.

Lexo më shumë  “Është nxjerrë jashtë kontekstit" - Pas deklaratave të J.D. Vance, Shtëpia e Bardhë 'hedh poshtë' komentet për a*më bërthamore

Çmimet e energjisë u rritën më së shumti në muaj, me 23.5 për qind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, pas një rritjeje prej 17.5 për qind në shtator.

Rritja e çmimeve të shërbimeve është gjithashtu e përshpejtuar, nga 1.7 për qind në shtator në 2.1 për qind në muajin tetor.

Çmimet e produkteve industriale u rritën me dy për qind, pothuajse në të njëjtin ritëm si në shtator, ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve të freskëta u ngadalësua, nga 2.6 në 1.4 për qind.

Lexo më shumë  Irani shkel armëpushimin, qëllon me raketa Katarin

Ndër vendet anëtare të Eurozonës, rritjen më të fortë të çmimeve në raport me tetorin e kaluar shënuan Lituania dhe Estonia, përkatësisht me 8.2 dhe 7.4 për qind.

Në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, çmimet ishin 4.6 për qind më të larta në tetor se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të një baze të ulët krahasuese vitin e kaluar, kur qeveria uli përkohësisht normën e TVSH-së. /Telegrafi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *