Lajme

“Rritja e çmimeve është thjesht psikologjike”/ U shfaq me pelerinën ‘e grisur’, sa kushton vetëm një nga elementët e veshjes së Ramës

Kryeministri Edi Rama ishte pothuajse gjatë gjithë ditës së djeshme, në mbikëqyrjen e çmimeve në supermarkete dhe furra buke.

Edhe pse e dielë, kryeministri kishte zbritur në terren, së bashku me ministret, një prej të cilave, Delina Ibrahimaj, e cila u bë virale pak ditë më parë, me deklaratën e saj se një shqiptar që merr 140 euro në muaj nuk quhet i varfër.

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

Në bisedën me shitësen e furrës së bukës, Rama tha se rritjet e çmimit janë thjesht psikologjike, pasi njerëzit janë në stres dhe kanë shtuar blerjet e tyre.

Këtë deklaratë, Rama e lëshoi, teksa kishte të veshur ‘një pelerinë’ që dyshohet se është më shumë se 6 rroga mesatare në Shqipëri.

Siç shihet edhe nga kërkimet që kanë bërë qytetarët, Rama mban të veshur “një pelerinë” që kushton mbi 3 mijë dollarë, nga firma Yamamoto.

Rruga Press

Lexo më shumë  Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *