Rritet sërish çmimi i karburantit në Shqipëri, ja me sa shitet nafta, benzina dhe gazi
Çmimi i karburanteve ka pësuar një tjetër rritje. Sot në pikat e furnizimit me pakicë 1 litër naftë shitet deri në 214 lekë, ndërsa benzina 216 lekë për litër. Ndërkohë çmimi i gazit është 58 lekë për litër.
Nga fotot e siguruara nga LSA, shihet qe çmimi i karburanteve ndryshon në varësi të pikave. Kjo është e disata herë që rritet çmimi i karburanteve që pas shkrirjes së Bordit të Transparencës.
Operatorët e tregut thonë se shkak për rritjen e çmimeve është bërë shtrenjtimi i karburanteve në bursa. Bordi u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i fundit i përket datës 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë.
Rruga Press