Lajme

Rritet sërish çmimi i karburanteve në Shqipëri

Çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur sërish gjatë ditës së sotme, me 10 lekë për litër, duke reflektuar shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Sipas burimeve nga tregu, Bordi i Transparencës ka vendosur sot që një litër naftë do të tregtohet tashmë me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte deri sot, sipas vendimit që ishte marrë në datën 27 prill.  Ky është niveli më i lartë që nga data 26 mars.

Në rritje është edhe benzina, që do të tregtohet me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani.

Gazi është rritur me dy lekë për litër, në 106 lekë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e shtrenjtimit lidhet me rritjen e karburantit në bursat ndërkombëtare, që ka arritur në 1200 dollarë për ton. Edhe në këto nivele që po tregtohet nga ne, ata pohojnë se çmimet e bordit janë nën kosto dhe prej tre ditësh ata po operonin me humbje.

Çmimi në bursa është momentalisht 1200 dollarë për ton, por, sipas tregtuesve të karburanteve, nëse ai e kalon 1240 dollarë për ton, që njihet dhe si pikë e rezistencës, nafta në tregun vendas mund të arrijë deri në 300 lekë për litër.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Çmimet e naftës shënuan rritje të fortë në fillim të marsit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që çorientoi burimet e furnizimit kudo në botë. Nafta në tregun vendas arriti deri në 260 lekë për litër në tregun vendas në javën e dytë të marsit, nga 195 lekë në fund të shkurtit.

Me krijimin e Bordit të Transparencës nga qeveria, çmimet po vendosen nga ky bord. Aktorët e tregut pohojnë se vendosja e çmimeve po e ul fleksibilitetin e operatorëve për të qenë eficientë ndaj lëvizjes së shpejtë të tregjeve, ndërkohë që po detyrohen që të mbajnë humbjet që po vijnë nga fiksimi i çmimeve.

/Monitor.al/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *