Bota

Rritet numri i ukrainasve që po kthehen në Ukrainë

Gjithsej 2,437,000 njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, ka bërë të ditur të shtunën Roja Kufitare Polake, raporton BBC.

Numrat që kalojnë kufirin kanë rënë ndjeshëm të premten, duke shënuar shifrën e dytë më të ulët të kalimeve që kur Rusia pushtoi Ukrainën, më 24 shkurt.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Dhe një numër në rritje po kthehen në Ukrainë. Sipas Rojës Kufitare Polake, 421,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë përmes Polonisë që nga fillimi i luftës. Ndërkaq, vetëm të premten, 15,000 njerëz kaluan në Ukrainë nga Polonia.

Në përgjithësi, më shumë se 10 milionë njerëz tani kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Përveç katër milionëve që janë larguar për në vendet fqinje, rreth 6.5 milionë njerëz të tjerë mendohet se janë të zhvendosur brenda vetë vendit të shkatërruar nga lufta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *