Bota

Rritet numri i përdoruesve të Facebook-ut

Facebook ndaloi së humburi përdoruesit me fillimin e vitit 2022, edhe pse pronari i rrjetit social raportoi rritjen më të ngadaltë të të ardhurave në një dekadë.

Sipas BBC, numri i përdoruesve aktivë të përditshëm në Facebook u rrit në 1.96 miliardë në tre muajt e parë të vitit, raportoi të mërkurën kompania mëmë, Meta.

Lexo më shumë  Kryebashkiaku Mamdani nënshkruan urdhër ekzekutiv që kufizon qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e New Yorkut

Kjo shënoi një kthesë nga viti i kaluar, kur rrjeti social raportoi një rënie të përdoruesve për herë të parë.

Rënia fshiu miliarda nga vlera e tregut të firmës.

Që kur drejtuesit zbuluan rënien në muajin shkurt, çmimi i aksioneve të firmës është pothuajse përgjysmuar.

Por aksionet u rritën me 19 për qind pas orarit të tregtisë të mërkurën.

Lexo më shumë  Fishkëllima ndaj delegacioneve të ShBA-së dhe Izraelit në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike

“Më shumë njerëz sot përdorin shërbimet tona më shumë se kurrë më parë, dhe jam krenar se si produktet tona po u shërbejnë njerëzve në mbarë botën”, tha shefi i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili themeloi Facebook-un në vitin 2004.

Megjithatë Meta – e cila zotëron gjithashtu Instagramin dhe WhatsaApp-in – raportoi rritjen më të ngadaltë të të ardhurave në të paktën një dekadë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *