Rritet numri i kërkesave për azil nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Evropian
Numri i kërkesave për azil nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Evropian (BE), në 10 muajt e parë të vitit 2022, është rritur për 20 përqind ose për afër 1800 kërkesa.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Azil të BE-së, numri i kërkesave për azil në këta dhjetë muaj është 10 mijë e 912 aplikime. Në periudhën janar-tetor të vitit 2021, janë regjistruar gjithsej 9 mijë e 118 aplikime për azil.
Shqipëria mban vendin e parë krahasuar me vendet e rajonit për numrin e kërkesave për azil.
Gjatë tetorit të këtij viti numri i aplikimeve për azil nga Shqipëria është 1301. Në tetorin e vitit 2021 janë regjistruar 1558 kërkesa.
Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 924 aplikime dhe Kosova me 391 aplikime për azil. Serbia për muajin tetori ka regjistruar 389 kërkesa, Bosnje Hercegovina me 168 kërkesa dhe Mali i Zi me 28.
Në tetor të këtij vitit, vendet e Bashkimit Evropian kanë pranuar 106 mijë e 900 kërkesa për azil.
Të dhënat tregojnë se për të tretin muaj radhazi, aplikimet arritën shifrat më të larta që janë regjistruar nga vitit 2016. Kjo si pasojë e luftës në Ukrainë, ku shumë persona janë regjistruar për mbrojtje të përkohshme në vendet e BE-së.
Rruga Press