Rritet numri i bizneseve të reja, mbi 1 mijë u regjistruan vetëm në shkurt
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 1,176 ndërmarrje të reja në vend. Ky numër paraqet një rritje prej 10.9% krahasuar me muajin paraprak, si dhe një rritje edhe më të theksuar prej 15.5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 280 (23.8%), Ndërtimtari me 126 (10.7%), Prodhim me 123 (10.5%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 120 (10.2%), etj.
Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 166 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 9 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) është vetëm 1 ndërmarrje kurse në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ (250+), nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 485 ndërmarrje të regjistruara (41.2%), Regjioni i Prizrenit me 132 (11.2%), Regjioni i Ferizajt me 125 (10.6%), Regjioni i Mitrovicës me 114 (9.7%), Regjioni i Pejës me 113 (9.6%), Regjioni i Gjilanit me 104 (8.8%), dhe Regjioni i Gjakovës me 103 (8.8%).
Rruga Press

