Rritet konsumi i kafes në Shqipëri
Rreth 9 mijë ton kafe janë importuar në vitin 2021. Krahasuar me një vit më parë kemi blerë rreth 800 ton më shumë.
Konsumi i kafes tashmë është kthyer në stil jetese. Për disa qytetarë është mënyrë për t’u qetësuar, për të tjerë doza e kafeinës është e nevojshme.
Në Shqipëri janë rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante. Kafeja është produkti më kërkuar.
“Përafërsisht konsumojmë 7-8 kg kafe në ditë. Kafja është ajo që përdorët rregullisht dhe e preferuar nga klientët. Klientela është e përditshme. Ka raste që vijnë 2-3 herë një klient për të konsumuar një kafe,” – u shpreh banakierja Vera Ismailaj.
Një punonjëse në një lokal në Tiranë tregoi se përafërsisht konsumohet 5-6 kg kafe në ditë. Pjesa më e madhe e klientëve vijnë në mëngjes dhe rikthehen 2 ose 3 herë për të konsumuar kafen./euronews.al/
Rruga Press