Bota

Rritet emetimi i gazrave, evakuohen banorët në ishullin e Vullkanit në Itali

Rreth 300 banorë në ishullin e Vullkanit në Itali janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rritjes së papritur të emetimit të gazrave helmues.

Banorëve u është ndaluar që të flenë në shtëpitë e tyre pasi dioksidi i karbonit dhe ai i squfurit mund t’u marrin jetën.

Nivelet e dioksidit të karbonit janë rritur rreth 6 herë vetëm gjatë muajit të fundit, duke bërë që oksigjeni të jetë shumë herë më i rrallë në zonë.

Lexo më shumë  Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Ky ishull ka marrë këtë emër pas shpërthimit të vullkanit në vitin e largët 1888, i cili që prej asaj kohe ka qenë inaktiv. Ishulli është pjesë e arkipelagut Aeolian, ku bën pjesë edhe Stromboli, i cili shpërtheu në vitin 2019.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *