Lajme

Rritet çmimi i ujit për qytetarët korçarë, opozita kundërshton vendimin në këshillin bashkiak

Rritet tarifa e ujit në Korçë. Mes debateve në Këshillin bashkiak maxhoranca në këshill votoi me forcën e kartonit rritjen e ujit në këtë qytet. Këshilltarët e opozitës kundërshtuan, duke u shprehu se qytetarët e kanë të pamundur të paguajnë rritjen e tarifës, teksa kryebashkiaku u justifikua me investimet e bëra nga ujësjellësi.
Mes debateve të këshilltarëve të majte dhe të djathtë është miratuar në këshillin Bashkiak të Korçës, rritja e tarifës së ujit. Kryebashkiak Sotiraq  Filo u shpreh se rritja e tarifave është e domosdoshme pasi rritja e investimeve dhe shpenzimeve ka sjellë bilanc negativ në kompaninë e Ujësjellësit. Por propozimi ka hasur kundërshtimin nga ana e këshilltarëve të opozitës ku nuk kanë munguar debatet.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takimin ambasadorin Sprecher: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës

Këshilltarja e Partisë së Lirisë Ismeralda Seidolli deklaroi se kjo rritje e tarifave dje çmimit të ujit vjen në një moment ku banorët janë me vështirësi ekonomike, sidomos në fshatra. Ajo shprehet se ka rritje per tarifat e ujit në me shumë se 40% të vlerës.

Pavarësisht debateve kërkesave e kompanisë së Ujësjellës Kanalizimeve është miratuar me 20 vota pro nga 27 këshilltarë të pranishëm në mbledhje.

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Rruga Press

YouTube player