Lajme

Rritet çmimi i qumështit në Lezhë, fermerët: Janë dyfishuar kostot e ushqimeve të bagëtive

Në muajin mars rritën çmimin e qumështit me 10 lekë për litër. Nga 55 lekë për litër me TVSH, tani ka shkuar në 65 lekë. Blegtorët në Lezhë paralajmërojnë se do të rritin sërish çmimin, pasi kostot janë dyfishuar në të kundërt thonë se rrezikojnë të falimentojnë.

Pal Ndoci nga Balldreni ka 30 lopë dhe 30 dele. Tregon vështirësitë që përballet.

Deri sot jemi në zero.  Kam tokë me qira s’kam mundësi ta përballoj me këtë situatë do ti heq krejt”, ka thënë ai. .

Bashkim Maleci është një tjetër fermer që ka edhe më shumë probleme pasi ka një fermë me më pak krerë se Pali.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Jonxha ka qënë 5 mijë-6 mijë lekë. Tani një dëng shkon deri në 8 mijë lekë. nuk i nxjerrim kostot. pa llogaritur himën. Përderisa rritet djathi pse mos rritim e qumështin”, shprehet një tjetër fermer.

Të dy këta fermerë qumështin e shesin në një pikë grumbullimi. Aty përpunohet dhe prodhohet bulmet. Grumbulluesi është i qartë se do përballet me rritjen e çmimit të qumështit dhe efekti do jetë zinxhirr.

Fermeri është ai që preket i pari, nga rritja e çmimit të naftës, grurit dhe misrit. Për mua si pikë prodhimi, përpunimi, naftën nuk e kam lëndë të parë si fermerët. Unë kam qumështin lëndë të parë. Qumështi ka lëndë të parë naftën, krijohet një zinxhir. Duke u rritur shpenzimet, do të rrisin çmimin e qumështit dhe për pasojë do jem i detyruar të rrit edhe çmimin e djathit”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Pal Ndoci dhe Bashkim Maleci janë vetëm 2 nga qindra fermerë të vegjël që ushqejnë familjet me të ardhura nga tregtimi i qumështit. Nëse nuk e rrisin çmimin do jenë të detyruar të shesin bagëtitë./abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *