Lajme

Rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut

Nga dita e sotme, në Maqedoninë e Veriut çmimi i energjisë elektrike do të rritet dhe do të fillojë zbatimi i konceptit të ri të tarifave bllok.

Rregullatorët sigurojnë se për 98.8 përqind të familjeve, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet për 7.4 përqind. Nuk priten as kufizime të energjisë elektrike, ndonëse autoritetet paralajmërojnë një dimër të ashpër.

Lexo më shumë  Mbi 4,2 milionë ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”

Tarifat bllok do të vlejnë vetëm për energjinë elektrike të atij niveli që quhet tarifa e shtrenjtë dhe nuk do të ketë tarifa bllok për energjinë e nivelit të lirë, kurse konsumi do të paguhet në bazë të diferencës.

Komisioni Rregullator i Energjisë thotë se nëse nuk do të vendoseshin tarifa bllok, çmimi do të rritej për 17.74 përqind.

Lexo më shumë  Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështetet në zgjedhje nga bashkëkryetari i SPD-së gjermane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *