Bota

Rritet bilanci, shkon në 52 numri i viktimave në minierën e Siberisë, mes tyre edhe ekipi i kërkim-shpëtimit

Të paktën 52 persona raportohet se kanë humbur jetën në një minierë në Rusi, tragjedia më e madhe në dhjetë vitet e fundit.

Incidenti filloi kur pluhuri i thëngjillit në një bosht ventilimi mori flakë të enjten, duke e mbushur minierën me tym e duke lënë të vdekur 11 persona. Nga mbrëmja, një operacion i dështuar për të vendosur kontakt me dhjetëra minatorë të zhdukur u kthye në tragjedi, pasi u raportua se disa punëtorë të ekipit të shpëtimit u asfiksuan. “Askush nuk ka mbetur i gjallë”, thanë burime për BBC. Mes viktimave raportohet se janë edhe 6 punonjës të ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Shumica e 285 personave në minierën “Listvyazhnaya” të rajonit Kemerovo, rreth 3.500 kilometra në lindje të Moskës, arritën të largoheshin pas incidentit, që ndodhi rreth orës 08:35 të së enjtes sipas kohës lokale. Zyrtarët thanë se 49 persona janë dërguar në spital. Disa prej tyre janë helmuar nga tymi, ndërsa për katër thuhet se janë në gjendje kritike.

Dhjetëra minatorë nuk arritën të largoheshin fill pas incidentit, por operacioni i shpëtimit u desh të pezullohej, pasi në minierë u vërejt nivel i lartë i metanit, duke nxitur frikë për shpërthime të mundshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *