Bota

Rriten tensionet, Kina dërgon avionë afër zonës ajrore të Tajvanit

Tajvani dërgoi avionë luftarakë për të paralajmëruar largimin e 29 avionëve kinezë afër zonës së tij të mbrojtjes ajrore, ADIZ, duke përfshirë avionët bombardues që fluturuan në jug të ishullit dhe në Paqësor. Kjo shënon edhe më tej rritjen e tensioneve mes dy vendeve dhe inkursionin më të madh që nga fundi i majit, shkruan The Guardian.

Tajvani, të cilin Kina e pretendon si territorin e saj, është ankuar gjatë dy viteve të fundit për misione të përsëritura nga forcat ajrore kineze pranë ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, shpesh në pjesën jugperëndimore të zonës së saj të mbrojtjes ajrore.

ADIZ-i është një zonë më e gjerë që Tajvani e monitoron dhe patrullon për t’i dhënë më shumë kohë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Tajvani i quan aktivitetet e përsëritura ushtarake të Kinës si “zona gri”, e krijuar për të lodhur forcat tajvaneze, dhe gjithashtu për të testuar përgjigjet tajvaneze.

Misioni i fundit kinez të martën përfshinte 17 avionë luftarakë dhe gjashtë bombardues H-6, si dhe luftë elektronike, antinëndetëse dhe një avion ajror të karburantit, ka thënë ministria e mbrojtjes e Tajvanit.

Tajvani dërgoi avionë luftarakë për të paralajmëruar largimin e avionëve kinezë, ndërsa sistemet raketore u vendosën për t’i monitoruar ato, shtoi Ministria, duke përdorur formulime standarde për përgjigjen e saj.

Ky ishte inkursioni më i madh që kur Tajvani raportoi 30 avionë kinezë në ADIZ-in e tij më 30 maj. Më i madhi deri më sot këtë vit ndodhi më 23 janar, duke përfshirë 39 avionë.

Nuk kishte asnjë koment nga Kina, e cila në të kaluarën ka thënë se lëvizje të tilla ishin stërvitje që synonin mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka thënë se Pekini duhet “të pushojë presionin dhe frikësimin e tij ushtarak, diplomatik dhe ekonomik kundër Tajvanit”.

Ushtria e Kinës ka thënë muajin e kaluar se kishte kryer një stërvitje rreth Tajvanit si një “paralajmërim solemn kundër marrëveshjes së saj me Shtetet e Bashkuara”.

Lëvizja e Kinës erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden sinjalizoi ndryshim në politikën e paqartësisë strategjike të SHBA-së karshi Tajvanit, duke thënë se SHBA-ja do të përfshihej ushtarakisht nëse Kina do ta sulmonte ishullin.

Kina ka rritur presionin ndaj Tajvanit për të pranuar pretendimet e saj për sovranitet. Qeveria e Tajvanit thotë se dëshiron paqe, por do të mbrohet nëse sulmohet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *