Lajme

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti të jetë i  kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin por herë pas herë do të shfaqen vranësira, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore, megjithatë nuk priten reshje.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë  në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgë 1 – 2  ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Po ashtu nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqitet rajoni i Ballkanit.

Ndërsa Europa Lindore dhe vendet Nordike vijojnë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Gjithashtu rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere do të ketë në gadishullin Iberik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *