Lajme

Rriten lehtë temperaturat, kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, MOTI SOT

 Dita e sotme nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit, ku sipas Meteoalb, në Luginat e lumenjve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës.

Ndërkohë, në orët e mesditës do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit, vetëm zonën e Alpeve do kenë zhvillim të vranësirave dhe dëborë të lehtë. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së martë.

Lexo më shumë  Qeveria themelon Këshillin për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, përfshin edhe OVL-në

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme do ketë gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rruga Press

YouTube player