Rriten fatalitetet nga COVID-i në Shqipëri, në spitale dominon varianti Delta
Shtrimet në spital me Covid-19 janë relativisht të njëjta, por shqetësuese aktualisht është numri i lartë i fataliteve.
E thënë në shifra, për 128 të shtruar ka 6 fatalitete. Sipas raportimit të gazetarit Erion Skëndaj, varianti që po dominon në spitale është ai i Deltas, ndërsa personat që kanë manifestuar simptoma të variantit Omicron, zakonisht, janë duke u trajtuar në shtëpi.
Skëndaj sqaroi më tej disa nga simptomat që shfaq varianti i ri i virusit. Duke iu referuar ekspertëve epidemiologë, ai thotë se ndër shenjat klinike të këtij varianti janë, kolla, djegia e fytit, trashja e zërit dhe temperaturë që arrin në maksimumin e saj në 39.
Sipas gazetarit, simptomat e këtij varianti përfundojnë në krye të 5-6 ditëve.
Rruga Press