Lajme

Rriten çmimet në Gjirokastër, pensionistët: Një kilogram mish qengji kushton 1200 mijë lekë

Blerja e ushqimeve këtë fundvit po u kushton më shumë qytetarëve të Gjirokastrës. Që prej disa javësh në tregje çmimet kanë pësuar rritje.

Midis produkteve  që janë shtrenjtuar janë fruta perimet dhe mishi. Rritjen më të madhe e kanë pësuar frutat dhe perimet më të domosdoshme të tryezës, me 20 – 30 lekë kg.

Ndërkohë mishi është produkti është shtrenjtuar më shumë, me 400 lekë më shumë për kg.

Lexo më shumë  Kryeministri holandez adopton qen nga Kosova, e quan Muja

Pensionistët janë shtresa më e prekur nga shtrenjtimi i ushqimeve. Pensionet e ulta  i detyrojnë që të blejnë më pak e të kërkojnë ato produkte që janë më të lira.

Tregtarët pohojnë se fuqia blerëse është mjaft e ulët, ndërsa këtë situatë ja faturojnë gjendjes se përgjithshme ekonomike ne mbare vendin.

Kanë ikur të gjithë, ja tregu bosh”, thotë një tregtar.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës: Asnjë rast i vrasjes në vitin 2025 në veri

Aktualisht në Gjirokastër një kilogram mish qengji ofrohet për qytetaret me 1200 leke. Tregtarët pohojnë se kjo ka ardhur si pasoje e ngritjes se çmimit nga ana e barinjve.

“Dobët është jo si në vitet e tjera. Pothuajse asnjë shitje. 3 mijë lek mish të grirë kam shitur”, shprehet një tjetër.

Në Shqipëri pothuajse çdo vit në prag të festave të fundit qytetarët përballen me rritje abuzive të çmimeve të shportës./abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *