Lajme

Rriten çmimet e bulmetrave me 12% në ditët në vijim

Industria ushqimore po përshkallëzon rritjen e çmimeve për produktet finale në tregtinë me pakicë për të reflektuar pak e nga pak kostot e larta të prodhimit që po vijnë nga të gjitha drejtimet. Kompanitë e përpunimit të qumështit në vend kanë lajmëruar tregtarët e pakicës se në mes të prillit çmimet do të rriten pothuajse të gjitha nënproduktet e qumështit, si djathi, gjiza, gjalpi, salca etj, me 10-15%, ( sipas listës bashkëngjitur).

Burimet nga tregu pohuan se, muajt e fundit shpenzimet e aktivitetit për njësitë e përpunimit të qumështit janë rritur me 20 për qind, ndërkohë rritja në treg është reflektuar vetëm me 12%.

Për të mos transmetuar të gjithë rritjen e kostos në çmime fabrikat po punojnë vetëm 4 -5 ditë në javë.

Një nga përpunuesit e mëdhenj të qumështit pohoi se çmimi i qumështit nga fermerët gjatë marsit u rrit me 15%, çmimi i energjisë ketë vit është rritur me 300%, gazi është shtrenjtuar me 200%, çmimi i plastikës është rritur gjithashtu.

Lexo më shumë  Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës është ‘në vdekje klinike’, Rama e mban peng vetëm për hallin e tij

“Ka një valë kostosh që na ka ardhur si ortek këtë vit dhe jemi munduar ta transferojmë në çmime në mënyrë të përshkallëzuar” tha një nga operatorët.

Rritja më e fundit e çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij me rreth 10% ishte me 1 mars të këtij viti.

Prodhuesit thanë se shtrenjtimi i marsit reflektoi kostot e çmimeve më të larta të naftës, energjisë dhe heqjes të skemës të TVSH-së të kreditueshme 6% që nisi zbatimin nga 1 janari 2022.

Aktualisht përpunuesit po përballen me mungesë në gjetjen e qumështit të prodhuar nga fermerët e vegjël. Oferta në treg për qumësht është më e ulët sesa kërkesa për produkte bulmeti, çka po sjell që përpunuesit të përballen çdo ditë me presionin e fermerëve për rritje të çmimit.

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg. Mungesa e prodhimit në tregun e brendshëm me rënien e krerëve po sjell edhe rritjen e çmimeve të bulmetit.

Përpunuesit e qumështit janë në mes dilemave për faliment pasi edhe rritja e mëtejshme çmimeve i bën ato të konkurueshme nga produktet e importit. Psh fabrikat në Itali e blejnë një litër qumësht të fermerët 20-30 cent me lirë se në Shqipëri./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *