Bota

“Rrihen dhe torturohen nga rusët”, deklarata e fortë e kryebashkiakut: Qindra banorë mbahen peng në Enerhodar

Qindra banorë po mbahen rob në Enerhodar. Kështu deklaron kryebashkiaku i qytetit, Dmytro Orlov në një postim në Telegram të dielën.

“Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë punëtorë të kualifikuar të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia,” shkroi ai.

“Njerëzit goditen nga rryma, rrihen dhe mbahen për javë e nganjëherë muaj. Ata janë detyruar të rrëfejnë për ‘veprimtari të paligjshme’, veçanërisht pjesëmarrjen në vetëmbrojtje të qytetit, fshehjen e armëve dhe për të përmendur emrat e ‘bashkëvuajtësve’ të tyre”, tha ai.
Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, afër Enerhodar, u mor nga forcat ruse në fillim të marsit, raportoi CNN në atë kohë.

Lexo më shumë  Rusia lëshon raketën balistike, vriten 20 ukrainas që shkonin në kishë

“Gjatë dy javëve të fundit, situata në Enerhodarin e pushtuar vetëm është përkeqësuar,” tha kryebashkiaku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit