KryesoreLajme

Rrëzoi Ramën dhe Veliajn/ Vendimi i GJK për Teatrin Kombëtar shkruhet në Fletoren Zyrtare

Është publikuar në Qendrën e Botimeve Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi planin e qeverisë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Dy javë pasi dëgjoi pretendimet e palëve, gjykata vendosi të shpall si antikushtetues ligjin special që qeveria miratoi në vitin 2018, nga ku nisi edhe rrugëtimi për shembjen e godinës nën argumentin e ndërtimit të Teatrit tëri kombëtar.

Lexo më shumë  Tigra dhe luanë, trendi i bosëve të krimit shqiptar po infekton Ballkanin

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ligji cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse si dhe parimin e decentralizimit dhe të autonomisë vendore të sanksionuar në nenin 13 të Kushtetutës.

Qeveria i hapi rrugë shembjes së godinës duke e kaluar pronësinë e Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës. Edhe kjo VKM u rrëzua nga trupa, duke e cilësuar atë si antikushtetuese.

Lexo më shumë  Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës

Por gjykata nuk arriti të caktonte nëse shembja e godinës së teatrit ishte antikushteutes apo jo. Kjo për shkak se për herë të parë, gjyqtarët u ndanë duke mos arritur kuorumin prej të paktën pesë votash, çka mundëson vendimmarrjen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *