Rrëzohet Zaev/ Opozita në Maqedoninë e Veriut: Kemi arritur një shumicë të re
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski shkroi në një postim në profilin e tij në Facebook se ka arritur një shumicë të re parlamentare.
“Një e ardhme e re po vjen, një kohë e re dhe një shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare”, – ka shkruar Mickoski.
Ai ka publikuar një foti ku ndodhet në prani të liderit të së majtës Dimitar Apasiev, sekretarit të përgjithshëm të “Besës”, Arjanit Hoxha, kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Shqiptare, Arben Taravari.
Shumica parlamentare ka 61 deputetë, por VMRO-DPMNE paralajmëron rritje të numrit të deputetëve në mazhorancë. Pritet që të shtunën te ketë një deklaratë për mediat.
Këtë zhvendosje të pushtetit duket se ka bërë Levizja Besa e drejtuar nga Billal Kasami. Shkak për largimin e partisë së tij nga qeveria është bërë vendimi KSHZ-së për rivotim në komunën e Zhelinës pas ankesës së BDI-së, edhe kjo parti aleate në qeveri.
Rruga Press