Rrëzohet helikopteri amerikan në Siri, 22 ushtarë të plagosur
Ushtria amerikane bën me dije se një helikopter i saj u rrëzua gjatë një misioni në Siri duke lënë të lënduar 22 ushtarë. Momentalisht shkaku i rrëzimit të mjetit fluturues është ende i paqartë, teksa autoritetet mohojnë kategorikisht se ai mund të jetë sulmuar.
Ushtarët e lënduar i janë nënshtruar trajtimit mjekësor, teksa 10 prej tyre janë transferuar për në një spital më të mirë, pasi kanë nevojë për kujdes më të avancuar.
Forcat amerikane kanë qenë në Siri që nga viti 2015 për të këshilluar dhe ndihmuar Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët në luftën kundër grupit militant Shteti.
Që kur grupi ekstremist u mund në Siri në mars 2019, trupat amerikane janë përpjekur të parandalojnë çdo rikthim të tyre. Megjithatë, fraksionet e mbetura të këtij grupi mbeten një kërcënim.
Rruga Press