BotaKryesore

Rreziku i destabilizimit të Bosnjes, BE-ja mund të shpallë Dodik “non grata”

BRUKSEL – Bashkimi Europian mund të marrë masa penalizuese ndaj disa udhëheqësve politik të Bosnjes Hercegovinës. Sipas informacioneve nga mediat në Bruksel, në mbledhjen e ardhshme të ministrave të jashtë të BE-së, do të diskutohen dhe vendosja e sanksioneve dhe shpallje e politikanëve “non grata” në 15 nëntor.

Deklaratat e fundit të përfaqësuesit serb të Bosnjes Milorad Dodik tronditën Perëndimin, i cili kritikoi deklaratat e Dodik. Ky i fundit kërcënoi me tërheqje të Republikës Srpska nga Bosnje-Hercegovina duke thënë se Pakti i Dejtonit ka dështuar.

Lexo më shumë  Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

BE-ja mund të ndjekë mekanizmin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj politikanëve dhe udhëqesvë të lartë shtetërorë.

Megjithatë, takimi i fundit në Sarajavë mes zv/ndihmës sekretarit të shtetit amerikan Gabriel Eskobar dhe Këshillit Presidencial të Bosnjes, Dodik uli tonet kërcënuese. Është vështirë që BE-ja të arrijë dakordësinë për vendojen e sanksioneve dhe shpalljes “non grata” të Dodik dhe politikanëve të tjerë serb.

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *