Rrezik shpërthimi/ Ushtria ruse ka minuar brigjet e rezervuarit pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhjas
Ushtria ruse, e cila pushtoi përkohësisht termocentralin bërthamor të Zaporizhjas, kanë minuar brigjet e rezervuarit Kakhovka.
Kështu është shprehur shërbimi për shtyp i Energoatom, Kompania Kombëtare e Gjenerimit të Energjisë Bërthamore, në llogarinë zyrtare në Telegram, raporton Rruga Press.
“Okupatorët rusë, të cilët pushtuan termocentralin Zaporizhja, kanë minuar brigjet e rezervuarit Kakhovka, i cili kufizohet me termocentralin bërthamor.”, shkruhet në statusin në Telegram.
Rruga Press