Rrethohet zona e Brrylit/ Gjendet bombë artizanale e lidhur me telefon
Policia ka rrethuar zonën e Brrylit në Tiranë, pasi në rrugën “Martin Canaj” është gjetur një qese e dyshimtë, që dyshohet se ka brenda një bombë artizanale e lidhur me telefon.
Bomba është gjetur në tokë, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ndonjë makinë ku mund të jetë vendosur.
Në pjesën e përparme të pallatit ku u gjet bomba, ndodhet edhe redaksia e një gazete të përditshme, por nuk dihet nëse ka lidhje me rastin.
Nuk ka detaje të shumta në lidhje me ngjarjen, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta policie.
Zona është rrethuar dhe pritet që ekspertët të bëjnë verifikimet e nevojshme.
Rruga Press