BallinaLajme

Rreth 2,400 pensionistë numëron ‘Trepça’, pensionistët paguhen 126 euro në muaj

Të dhënat deri në muajin shtator të 2020-ës, tregojnë se numri i përfituesve të pensionit të “Trepçës” është rreth 2 mijë e 400. Të punësuarit të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, fitojnë të drejtën e pensionit në vlerën e 126 euro në muaj.

Janë rreth 2 mijë 400 përfitues të skemës së pensioneve të Trepçës ku më shumë se gjysma janë nga komuna e Mitrovicës.

“Bazuar në gjendjen e muajit shtator 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Trepçës ishte 2,390. Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Mitrovicës me 1,284 ose 53,7 % e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e ASK-së.

Të punësuarit të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret marrin 126 euro pension.

Lexo më shumë  Pasi Vjosa Osmani privatizoi profilet ekzistuese, Presidenca krijon profile të reja në rrjetet sociale

“Të drejtën në pension të parakohshëm e realizojnë të gjithë të punësuarit në kompleksin “Trepça” të cilët e kanë humbur vendin e punës deri në fund të vitit 2004. Pensionet iu paguhen të gjithë minatorëve të kompleksit “Trepça” nëse i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara për njohjen e të drejtës në pension të parakohshëm sipas Ligjit mbi skemat pensionale të financuara nga shteti (Ligji nr.04-L-31). Shuma mujore e pagesës është 126 €”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ditë më parë KALLXO.com raportoi se Ministrin i Ekonomisë dhe Ambinenti Blerim Kuçi njoftoi se janë ekzekuatar 1 milion euro për këtë ndërmarrje. Në anë tjetër rreth 100 punëtorë kishin hyrë në grevë në minierën e Stan Tërgut pasi nuk u kishin dal rrogat.

Lexo më shumë  ‘Na subvencionojnë 7 herë më pak se rajoni’/ Blegtorët dhe fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë

Tutje në muajin shkurt u raportua lidhur me punësimet ne “Trepçë”, para zyrave të bordit, pati protestë nga banorët e fshatit Shalë e Bajogrës për shkak të mos përfilljes së tyre në konkurset për punësimet. Banorët kishin bllokuara rrugët duke mos i lënë automjete të kalojnë. Protesta pati edhe në ditët e mëvonshme.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK),  i bëri të ditura me publikimin e raportit statistikor “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për vitin TM3 2020.

YouTube player