BallinaLajme

Rreth 15 mijë mjete piroteknike të konfiskuara në Bitpazat të Shkupit

Zyrtarët policor të SPB Shkup konfiskuan sot në Bit Pazar rreth 15.000 mjete piroteknike.

Nga policia shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë adekuate.

Më herët u raportua përleshje mes policisë dhe shitësve të mjeteve piroteknike në tregun e Bit Pazarit.

Ndryshe, policia për çdo ditë konfiskon mjete piroteknike nëpër qytete të ndryshme në RVM dhe kanë të bëjnë me aksione të përforcuara kundër mjeteve piroteknike.

Rruga Press

YouTube player