Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, bllokohen qindra makina
Qindra makina bllokohen në by-passin e Rrugës së Arbrit.Rreth 200 makina kanë mbetur të bllokuara sot në drekë në Qafë Murrizë, në by-passin e Rrugës së Arbrit që lidh Zall Bastarin në Tiranë me Xibrin në Klos.Qytetarët e kanë shpërfillur njoftimin e kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila më 23 nëntor njoftonte se “Rruga e Arbrit vijon të jetë e mbyllur deri më 29 nëntor”.“Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi RRUGA E ARBRIT VIJON TË JETË E MBYLLUR. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve deri në njoftimin e radhës për qarkullim në Rrugën e Arbrit”, – thuhej ne njoftimin e kompanisë “Gjoka Konstruksion”, të shpërndarë për median më 23 nëntor si dhe të botuar edhe në faqen e saj zyrtare në Facebook.Një lexues njoftoi sot (27 nëntor, 15:00) se në by-passin e rrugës, në Qafë Murrizë, qindra makina janë duke pritur me shpresën e hapjes së rrugës, ndërkohë që policia e ka bllokuar atë.Disa drejtues mjetesh kanë dalë në korsinë tjetër, çka e ka bërë të pamundur edhe kthimin mbrapsht.Policia është e pranishme në vendngjarje, por për momentin akoma nuk ka një zgjidhje. Koha e keqe me shi ka vënë në vështirësi disa udhëtarë, të cilët kanë edhe fëmijë me vete.Qarkullimi në Rruga e Arbrit do të nisë më 29 nëntor 2021 dhe do të shkurtojë rrugën për Klos me 70 km. Nga km 0 në dalje të Tiranës deri te ura në Klos, distanca tashmë është vetëm 35 km.
RrugaPress