Lajme

Rrëshqitje gurësh në aksin nacional Berat-Skrapar, drejtuesit e mjeteve: Ndodh sa herë që bie shi, janë burim aksidentesh

Shirat e rrëmbyeshëm dhe të pandërprerë, që kanë filluar që prej mëngjesit të sotëm në qarkun e Beratit kanë sjellë problematika të shumta në aksin nacional Berat-Skrapar.

Në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan po vijon rrëshqitja e gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

Shkëputja e gurëve nga faqja kodrinore përgjatë këtij aksi gjatë stinës së dimrit, vijon të jetë një problem i pazgjidhur prej vitesh, edhe pse drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës janë ankuar shpeshherë.

Lexo më shumë  FSK-ja i bashkohet Shqipërisë, në një operacion kërkim-shpëtimi

Rënia e gurëve ka sjellë dimrin e vitit të kaluar edhe rrëshqitje të masiveve gurësh të mëdhenj, që fatmirësisht nuk kanë rënë mbi automjetet në ecje.

Situata vijon të jetë e njëjtë që prej mëngjesit të sotëm,në prirje të punonjësve të mirëmbajtjes së bashkisë Poliçan për pastrimin e saj.

Aksi nacional Berat-Skrapar është një aks me shumë kthesa dhe i pandriçuar, gjë që jo vetëm sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve kur në rrugë ka prezencë të shtuar gurësh por shpesh-herë është shndërruar edhe në burim aksidentesh.

Lexo më shumë  Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Evropë edhe pas rritjes

Prej vitesh është folur për një projekt madhor siç është rrethimi i zonës kodrinore me rrjeta metalike por projekti nuk është hedhur asnjëherë në letër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *