Lajme

Rreshjet e dëborës përfshijnë vendin, pas Dibrës zbardhet edhe Burreli

BURREL- Qytete të ndryshme të Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme të nën rreshjet e para të dëborës. Dëbora ka përfshirë Tropojën, Kukësin, disa zona të Shkodrës, Pukën, Dibrën etj.

Ndërkohë reshjet e dëborës kanë filluar mëngjesi e sotëm edhe në qytetin e Burrelit.

Vendi sot do të vijoj të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në ultësirën perëndimore reshje shiu. Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë reshje në formë dëbore.

Lexo më shumë  Kryeminstri Kurti i vlerëson produktive bisedat në New York

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 13°C.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *