Lajme

Rrënimi i urës së Orgockës rrezikon çdo ditë jetën e mbi 100 banorëve

Është situata e përditshme që dhjetëra banorë të fshatrave të Orgockës duhet të përballen për të shkruar drejt qytetit të Ersekës apo Bashkisë së Korçës.

Dikur monument kulture 300-vjeçare, sot statusi i urës së Orgockës është thjesht një gërmadhë e harruar. Më shumë se 100 banorëve të 5 fshatrave të zonës u duhet të ecin çdo ditë mbi këtë urë të improvizuar druri. Në këtë stinë, kur prurjet e lumit Osum rriten, bëhet e pamundur kalimi në anën tjetër të rrugës.

Lexo më shumë  Kosova ndan 1.1 milion euro për familjet shqiptare në Luginë

“Kjo s’ka as 20% të ujit, kur bien reshjet gjatë periudhës së dimrit këtu nuk bëhet fjalë të kalosh. Kjo urë ka qenë monument kulture, u shemb që në ‘95 kjo këmbëz. Në 4 shkurt bën 4 vite që është shembur e nuk ka vënë dorë njeri”, thotë një banor.

Në rast se dikush sëmuret, është i pamundur dërgimi në spital.

“E gjithë gjëja rëndon mbi mua. Se edhe doktorit t’i thuash se kam një të sëmurë, ai nuk kalon dot për shkak të kushteve atmosferike. Sot është koha e mirë dhe u hodhëm siç e patë vet në urë. E kemi ngritur zërin për urë, se u sëmur dikush, s’ke nga e çon. E kam rrezikuar jetën shumë herë, kam kaluar me të sëmurë për të shpëtuar jetë njerëzish. Shumë e vështirë”, thotë një infermiere.

Lexo më shumë  Ministrja Nagavci përuron çerdhen e re publike në Prizren

Jashtë kamerave, drejtues të bashkisë së Kolonjës shprehen se ky institucion është duke e ndjekur me vëmendje problemin e banorëve, por kapacitetet ekonomike vendore e bëjnë të pamundur përballimin e rindërtimit të urës me këto fonde. Zgjidhja ngelet vetëm nga pushteti qendror.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *