Lajme

Rrëfimi i djalit i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut: Kujtimet e fëmijërisë janë mes atyre varreve

Nazif Shabani, i biri i Ramë i Shabanit , i mbijetuari i vetëm i masakrës së Reçakut ka rrëfyer sot për këtë masakër edhe pse thotë se asokohe ishte vetëm dy vjeçar.

Shabani tregoi se si në këtë masakër iu vra edhe xhaxhai dhe 11 anëtarë të tjerë të familjes.

“Në janarin e vitit 1999 babai im ishte 33 vjeçar kur në fshatin tonë forcat ushtarake policore serbe, vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve edhe pleq, gra dhe fëmijë. Në këtë masakër mua mu vra edhe axhë Bajrushi dhe 11 të afërm të familjes”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ai tregoi se ka jetuar dhe është rritur më mes të kujtimeve për këtë masakër, ndonëse ishte i vogël gjatë asaj kohe.

“Unë isha dy vjeçar. Kujtimet e mija të fëmijërisë dhe gjithë jetës sime prej kur mbajë mend janë mes atyre varreve të fshatit tonë. Janë kujtime të ftohta si ato gur mbi ato varre, e janë të rënda si po ato gur varri”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Shabani, tregoi edhe për momentin kur ia morën babanë forcat policore.

“Zhurmën e  granatave mund të mos e mbajë mend, por nuk e mbajë mend se kemi pasur qetësi shpirti në këto 23 vite. Është rritur edhe motra ime Adelina që ishte 7 vjeçare e që kishte vrapuar pas babit kur e morën policia dhe filluan ta rrahin para syve të saj. Nuk është rritur Halimi. Ai u vra në moshën 14 vjeçare”, deklaroi ai.

Rruga Press

YouTube player