Lajme

Rrëfimet e të mbijetuarve të aksidentit në Kroaci

Në aksidentin tragjik që ndodhi sot në autobusin e linjës Frankfurt – Kosovë në Brod të Kroacisë mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u dërgua në spital për trajtime të mëtutjeshme.

14 personat të cilët shpëtuan pa ndonjë lëndim u vendosën në një konvikt, ku u ndihmuan me ushqim, pije, ilaçe e gjëra të tjera nga autoritetet kroate. Shumica e tyre u panë nëpër qoshe të shtëpisë duke u përpjekur t’i telefonin familjarëve të tyre në Kosovë apo diku tjetër për t’i treguar se janë shëndosh e mirë.

Konvikti ku janë vendosur këta të mbijetuar mbizotërohej nga heshtja, shkruan mediumi kroat SBplus.

“Ne që ishim në në katin e dytë të autobusit shpëtuam mirë, por ata që ishin poshtë… Ishte një masakër e vërtetë. Pothuajse të gjithë pasagjerët në gjashtë të mëngjesit ishin duke fjetur në autobus. Ende nuk është e qartë për mua se si ndodhi një tragjedi e një madhësie të tillë. Gjëja e parë që mbaj mend pas rrokullisjes, kur u zgjova, ishte mendimi se ne vetëm u rrotulluam dhe nuk ishte një aksident i rëndë. Në atë kohë nuk kisha ide se do të ishte kaq tragjike. Por ishte. Unë isha në gjendje të telefonoja familjen time, të gjithë ishin shumë të lumtur”, rrëfeu mes lotëve Fidan Hajdari nga Kosova, i cili punon dhe jeton në Gjermani.

Lexo më shumë  Kurti uron Self-in, thotë se mezi pret të forcojnë partneritetin

Në konviktet ku u vendosën të mbijetuarit pa lëndime erdhën në ndihmë edhe bashkatdhetarë nga Kosova që gjendeshin në Kroaci. Njëri prej tyre ishte edhe Enes Mehmeti.

“Unë erdha për të ndihmuar njerëzit nga vendi im. Sapo dëgjova se çfarë ndodhi, arrita menjëherë. Kam biseduar me njerëzit që ishin në autobus. Të gjithë përshkruajnë ato skena të tmerrshme. Pjesa e poshtme e autobusit pësoi më së shumti. Familja nuk di për dy pasagjerët akoma në cilin grup janë, të plagosurit ose të vdekurit, sepse nuk janë këtu. Pasiguria që zgjat me orë të tëra është e tmerrshme. Me ata që janë në shtëpitë me dhoma ka gjithmonë ekipe mjekësore. Këtu ankohen për dhimbje në shtyllën kurrizore ose në këmbë, por të gjithë janë kryesisht nën tronditje të madhe”, ka thënë Enes Mehmeti nga Zagrebi, i cili vetë ishte i tronditur nga dëshmia e Hajdarit.

Lexo më shumë  Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë

Të moshuarit kryesisht janë të hutuar dhe të humbur. Do të ishte e vështirë të përballohej nëse nuk do të kishte të rinj të cilët janë mësuar të komunikojnë në rrjetet sociale.

“Unë udhëtova vetëm, por tani për këta njerëz ndjehem sikur jemi një familje e madhe. Nuk e di se çfarë do të bëja pa këta të rinj, ata më ndihmuan me një lidhje interneti në mënyrë që të mund të telefonoja familjen timen. Çfarë pamë është tmerr. Fotografitë do të më mbesin përgjithmonë. Unë thjesht nuk dua që ky aksident të mbulohet me gënjeshtra, shpresoj që të gjithë do të përpiqen të zbulojnë shkakun e tij të vërtetë’’, u shpreh Xhevahire Gashi, një zonjë e moshuar e cila ende mban veshur një bluzë të përgjakur si një kujtesë e tmerreve që përjetoi sot që nuk do t’i harrojë kurrë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *