Rrahën shqiptarin me karrige, lihen në burg për 15 ditë tifozët holandezë
Dy tifozët holandezë që u përfshinë në një sherr tek ish-kafe Europa në rrugën e Barrikadave do të qëndrojnë në burg për 15 ditë. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg 15 ditë për 2 tifozët. Këta persona rrahën 45-vjeçarin shqiptar në mes të Tiranë, një ditë përpara finales së ndeshjes Roma-Feyenoord.
Dy holandezët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. 45-vjeçari mbeti i dëmtuar dhe u dërgua menjëherë në spital.
Rruga Press