KryesoreLajme

Roth: Serbia glorifikon kriminelët e luftës dhe mohimin e gjenocidit

Shefi i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, i cili gjatë vizitës së tij në Serbi u takua edhe me presidentin Aleksandër Vuçiq, ka thënë se atmosfera politike në Serbi është gjithnjë e më agresive. Ai është shprehur i shqetësuar për ofendimin e Gjermanisë.

Roth ka deklaruar se situata është jashtëzakonisht shqetësuese dhe se nuk po shkon në drejtimin e duhur.

“Në Serbi nevojitet një pikë kthese, një përkushtim i fortë për demokracinë, zgjedhje të ndershme dhe të ndershme sepse koha po ikën, tash kemi një dritare”, ka theksuar ai në një intervistë për TVN.

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit

Roth, ka deklaruar se kolegët e tij në parlamentin gjerman ndajnë shqetësimin për situatën në Serbi.

“Unë pres që qeveria dhe presidenti i Serbisë të përmbushin kritere të tjera. Duhet bërë shumë për një gjyqësor të pavarur, sundimin e ligjit, lirinë e mediave, lirinë e shprehjes. Kam përshtypjen se shoqëria është gjithnjë e më e ndarë. Kjo është një shenjë paralajmëruese”, ka theksuar  Roth.

Ai ka vënë në dukje se atmosfera politike në Serbi është gjithnjë e më agresive dhe për këtë arsye politikanët e zgjedhur në mënyrë demokratike mbajnë një përgjegjësi të veçantë.

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Ai iu referua gjithashtu rezolutës së javës së kaluar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënimin e mohimit të gjenocidit dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës, gjë që e kundërshtoi Beogradi zyrtar dhe tha se ky reagim ishte i turpshëm dhe kjo e ka zhgënjyer.

“Pra, unë jam shumë i zhgënjyer nga një reagim dhe retorikë e tillë toksike në Serbi”, ka theksuar ai.

Roth ka thënë se duhet të kujtohen viktimat, pavarësisht nga kombësia e tyre, duke përsëritur se ka pasur gjenocid në Srebrenicë.

Rruga Press

YouTube player