Bota

Roth: Lidhjet e ngushta me Vuçiqin mund ta minojnë rrugën evropiane të Malit të Zi

Kreu i Komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka thënë se aleancat me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, mund t’i minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi.

Sipas tij, Qeveria e Malit të Zi e ka mundësinë ta dëshmojë angazhimin e saj pro-evropian me një raport pozitiv për përmbushjen e standardeve të përkohshme.

“Është shqetësuese kur politikanët malazias kanë lidhje të ngushta me një lider që është dëshmuar se është partner jo i besueshëm për BE-në dhe rajonin. Aleanca të tilla mund të minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi. Udhëheqësit e vendit duhet të kenë prioritet angazhimin e tyre ndaj vlerave dhe parimeve demokratike të BE-së për të qëndruar në rrugën e duhur. Vendi tani ka shans real për të kapërcyer ndarjet, qofshin ato etnike, fetare apo politike, në përpjekje të përbashkët për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian – ky shans është unik dhe i ndjeshëm ndaj kohës dhe nuk duhet të minohet”, ka thënë Roth në një intervistë dhënë mediumit malazias “Pobjeda”.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Ai tutje ka shprehur shqetësim edhe për ndikimin e fortë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, veçanërisht për shkak të pjesëmarrjes së saj në sistemin arsimor dhe ndikim e saj te të rinjtë. 

“Në këtë kuptim, roli i Kishës në Mal të Zi është shqetësues. Jam dakord me vlerësimin e Parlamentit Evropian se Kisha Ortodokse Serbe vepron si një kanal i ndikimit rus dhe se paraqet kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Rruga Press

YouTube player