KryesoreLajme

Roth: Kosova shembull pozitiv në Ballkanin Perëndimor, vendet e tjera po largohen nga vlerat evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Gjermani është takuar dje me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Pas takimit, Roth në një postim në “X” ka thënë se Kosova është shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Ai ka shtuar se Kosova meriton më shumë mbështetje, duke shtuar se vendet e tjera të Ballkanit po largohen nga këto vlera evropiane.

Lexo më shumë  Murati: Tatimi në pronë do të faturohet për herë të parë pas 25 vitesh në katër komunat në veri

“Faleminderit presidentes Vjosa Osmani për një takim të mrekullueshëm. Kosova është një shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj të qartë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Fatkeqësisht, vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor po largohen nga këto vlera evropiane. Kosova meriton më shumë mbështetje”, ka shkruar Roth.

E nga Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media, bënë të ditur se Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të deputetit Roth dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces.

Lexo më shumë  Orav takon Sorensen: I bindur se do të ndikojë në avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë
YouTube player