“Ronaldos nuk iu duk i fortë Juventusi”, Capello: Serie A humbi një pjesë të sharmit
Cristiano Ronaldo i dha një goditje të rëndë Juventusit dje, duke u larguar nga klubi dhe firmosur me Manchester United, ku u rikthye pas 12 vitesh.
Në lidhje me këtë lëvizje, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ka komentuar strategu Fabio Capello.
“Largimi i Ronaldos e zvogëlon Serie A, ashtu si ndodhi me La Liga pas largimit të Messit. Nëse e shikon me vëmendje, kjo verë ka prishur shumë ekuilibra.
Messi dhe Ronaldo ndryshuan ajrin e futbollit. Këta dy kampionë kanë shënjuar historinë e futbollit në këtë dekadë të fundit.
Serie A ka humbur një pjesë të sharmit, por unë gjithmonë i besoj përpjekjes dhe suksesit në Kampionatin Europian dhe hapësirës për të rinjtë. Mendoj se Ronaldo ka bërë vlerësimet për Juventusin aktual.
Në vizionin e tij, mendoj se Juventusi i sotëm padyshim nuk ka forcën të imponojë veten ndërkombëtarisht.
Pas tre viteve të pasuksesshme në Champions League, kjo do ketë qenë arsyeja e largimit të Ronaldos”, tha Capello.
Rruga Press