Ronaldo nuk do të luajë kundër Liverpool, Man.United: Familja është më e rëndësishme se gjithçka
Pas tragjedisë familjare që i ndodhi ditën e hënë Cristiano Ronaldos, ku sulmuesi portugez kërkoi mirëkupton për privatësi në këtë moment të vështirë për familjen e tij, Manchester United ka menduar të mos e grumbullojë për ndeshjen me Liverpool që do të luhet mbrëmjen e sotme në Premier League.
Nëpërmjet një komunikate, Manchester United thekson se familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe se ekipi do të respektojë kërkesën e CR7-tës për privatësi.
“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë. Si i tillë, ne konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield dhe nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi”, thuhet në deklaratën e klubit.
Rruga Press