Ronaldo i pakënaqur, a do të ndodhë largimi nga Unitedi?
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka mbetur tejet i pakënaqur me punën e trajnerit të përkohshëm, Ralf Rangnick. Madje, ylli portugez është i gatshëm të largohet nga Unitedi nëse krerët e klubit nuk ndërmarrin diçka në lidhje me këtë, ka shkruar “Daily Star”.
36-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2023, por thuhet se ai është në mesin e atyre lojtarëve që nuk janë aspak të kënaqur me metodat e punës së trajnerit gjerman.
Ronaldo u kthye te Manchester Unitedi në fillim të këtij edicioni nga Juventusi dhe me fanellën e ekipit anglez ka shënuar 14 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.
Rruga Press